Top News – U dënuan për grusht shteti/ Mal i zi, gjykata e apelit shfuqizon vendimin
05/02/2021 19:52

Gjykata e Apelit e Malit të Zi e ka shfuqizuar vendimin, me të cilin 13 persona të akuzuar për përpjekje për terrorizëm, në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, ishin dënuar me gati 70 vjet burg. Gjykata e Apelit pranoi ankesat e avokatëve mbrojtës të të dënuarve në shkallën e parë me aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, që u dha më 9 maj të vitit 2019. Procedimet u rikthyen në Gjykatën e Lartë, por siç thuhet në vendim, ato u rikthyen “përpara një trupi gjykues të ndryshuar plotësisht”. Mes e tyre janë edhe shtetasit rusë Eduar Shishmakov dhe Vlladimir Popov, të cilët u akuzuan se kanë kryer veprën penale të terrorizmit dhe ishin dënuar në shkallën e parë me 15 dhe 12 vjet burg. Lideri i Frontit Demokratik (DF), Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, ishin dënuar me nga 5 vjet burg nën akuzën për krijimin e organizatës kriminale. Aktgjykimi është shfuqizuar edhe për 9 shtetas serbë të akuzuar. Tentativa për të kryer një “grusht shteti” në Mal të Zi, u regjistrua ditën e zgjedhjeve parlamentare, në nëntor të 2016, kur shërbimet malazeze të sigurisë arrestuan disa dhjetëra shtetas Serbë, të cilët dyshoheshin për përpjekje për të kryer aksione terroriste, në mënyrë që të përmbysnin qeverinë me një ndërhyrje të dhunshme në Parlamentin e Malit të Zi dhe për kapjen ose likuidimin e kryeministrit të atëhershëm, Milo Gjukanoviq. Sipas prokurorëve specialë, qëllimi i të akuzuarve ishte që të pengonin Malin e Zi të anëtarësohej në NATO dhe të ndryshohej me dhunë qeveria. Dy shtetas rusë, u akuzuan si organizatorë dhe financues të tentativës. Që nga shpallja e vendimit të Gjykatës së Lartë në maj 2019, në Mal të Zi kanë ndryshuar raportet me ardhjen në pushtet të një koalicioni trepalësh, të udhëhequr nga Fronti Demokratik, liderët e të cilit ishin mes të dënuarve në këtë cështje.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10