Kabineti i ri qeveritar duhet të adresojë me ndryshime të thella institucionale problametikat e shfaqura këtë sezon turistik. Kjo është kërkesa që adreson Konfindustria Shqiptare për Kryeministrin Edi Rama, në një kohë që ky i fundit është rikthyer në zyrë dhe ka nisur punën për qeverinë e re. Konfindustria kërkon që së pari Ministria e Turizmit të ndahet nga pjesa e Mjedisit. Turizmi dhe Mjedisi, thuhet në deklaratë, me përplasje të qartë institucionale me njëra-tjetrën, është e paarsyeshme të jenë në të njejtën ombrellë ministrore.