Nëntë persona, mes tyre gjashtë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, janë dërguar në spital pasi turbulenca të forta goditën një avion të kompanisë ajrore Avianca, duke detyruar pilotët të kryenin një ulje emergjente në Miami. Avioni, i cili operonte fluturimin AV42 nga Medellin i Kolumbisë drejt aeroportit JFK të Nju Jorkut hasi turbulenca të forta gjatë udhëtimit. Përballë situatës, pilotët devijuan fluturimin drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Miamit.