Top News – Trupat në Ukrainë ‘ndezin’ luftën / Rusia kundërshton Trumpin: Jo forca të NATO-s
26/02/2025 15:42

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë të angazhuara në nxitjen e mëtejshme të konfliktit në Ukrainë me diskutimet për dërgimin e një force paqeruajtëse evropiane në terren, në rast të një marrëveshjeje paqeje. Duke folur në Katar, Sergei Lavrov tha se qasja e Evropës ndaj konfliktit insiston në përshkallëzimin dhe zgjatjen e tij, në vend që ta zbusë atë dhe të shikojë shkaqet rrënjësore. Ai tha se balanca e forcave ka ndryshuar në Evropë dhe se vendet evropiane po përpiqen ta minojnë këtë me paketa të reja të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Lavrov tha se propozimet për paqeruajtës, të ardhur nga Londra dhe Parisi, janë një mashtrim që synon të mbushë Ukrainën me akoma më shumë armë, cka do ta tërhiqte vendin edhe më tej nën sferën e NATO-s dhe do të cenonte të drejtat e rusishtfolësve atje. Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha gazetarëve të hënën se e kishte pyetur Vladimir Putinin në mënyrë specifike për mundësinë e një force paqeruajtëse që vepron në Ukrainë dhe se lideri rus nuk kishte asnjë problem me këtë. Por kjo deklaratë bie ndesh me mesazhet e kremlinit për këtë temë. I pyetur në lidhje me komentet, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi dyshime mbi pretendimin e Trump, duke iu referuar një deklarate të mëparshme se një veprim i tillë do të ishte "i papranueshëm" për Moskën.

Top Channel/ “Shqipëria në sytë e Bajronit”, shfaqja e Ansamblit dhuron emocione nëe Skoci
25/11 20:34
Top Channel/ Trump rikthen tarifat doganore, preken 14 partnerët tregtarë të SHBA, mes tyre BE
25/11 20:26
Top Channel/ Ky është shqiptari që grabiti vilën e princit, çfarë morën
25/11 20:18
Top Channel/ AKU bllokon 79 tonë ushqime, refuzohet mish pule dhe miell e hime gruri
25/11 20:14
Top Channel/ Kosovë, protestë për femicidin. Aktivistët kërkojnë të trajtohet si urgjencë kombëtare
25/11 20:03
Top News- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria luftë të pashembullt kundër korrupsionit
25/11 20:01
Top Channel/ Shqiptarët, më jetëgjatët! Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me jetëgjatësi
25/11 19:58
Top Channel/ Vishkulli dëshmon në Prokurori, 28-vjeçari pas operacionit në Itali: M’u rrezikua jeta
25/11 19:55
Top Channel/ Dëshmitari i SPAK, azil në Zvicër, Paro Laçi: Ndihem i kërcënuar
25/11 19:49
Top Channel/ Rama para samitit BE- Ballkani: BE të guxojë për zgjerimin, unioni t’i ulë të gjitha…
25/11 19:41
Top Channel/ Wendt në takimin me Brahon e Ketën: Luftoni krimin, ju mbështesim për drejtësisë
25/11 19:40
Top Channel/ ’Vendet kandidate të ulen në një tryezë’. Rama: BE të gjejë kurajën për një hap të…
25/11 18:48
Top News- Makina e policisë përplaset me furgonin në Levan-Tepelenë, dëme të shumta materiale
25/11 18:45
Top News- Pezullohet përkohësisht transporti publik/ Shoqatat protestojnë kundër paketës fiskale
25/11 18:44
Top Channel/ “A jeni për në BE kur zyrtarë si Balluku hetohen?”/ Rama: Lufta jonë me korrupsionin…
25/11 18:36
Top Channel/ Rama në Bruksel: BE të marrë guximin dhe të ulë vendet kandidate në tryezë, presim…
25/11 18:30
Top Channel/ Riparohet ura e Mërturit në Tropojë, u dëmtua nga reshjet e dendura të shiut
25/11 18:10
Top News-‘I kemi ne provat e të korruptuarve’/SHBA i tregon SPAK gjurmët digjitale, ‘si t’i kërkoni’
25/11 16:30
Top Channel/ HIV/AIDS, 113 raste të reja në vend. Në 10 muaj, 47 raste të reja, 13 kanë humbur jetën
25/11 15:46
Top News – ‘I kthejmë buxhetin qytetarit’/ PD prezanton 28 amendime për projektligjin
25/11 15:37