Top News – Trump u bën thirrje mbështetësve republikanë që të vaksinohen
17/03/2021 12:05

Pavarësisht se gjatë udhëheqjes së tij, Donald Trump në shumë raste u kritikua për mënyrën se si e menaxhoi pandeminë e koronavirusit, ai ka zgjedhur të ndërhyjë, duke ftuar mbështetësit e tij të vaksinohen. Në një intervistë televizive, Trump i bëri thirrje mbështetësve republikanë të vaksinohen duke thënë se ai do ta rekomandonte këtë, pasi vaksina është e sigurt dhe funksionon. Baza e përkrahësve konservatorë të Trumpit ka qenë një prej grupeve kryesore që i ka rezistuar programit të vaksinimit. Ish-presidenti amerikan është kritikuar gjatë periudhës sa ka qenë në Shtëpi të Bardhë për minimizimit të rrezikut të pandemisë. Pas nisjes së programit të vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, të gjithë ish-presidentët amerikanë janë deklaruar për këtë çështje, duke u bërë thirrje amerikanëve që të marrin vaksinën. Megjithatë, Trump, deri më tani, ka qenë i heshtur në këtë temë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Melania, janë vaksinuar në Shtëpinë e Bardhë në janar të këtij viti. “Do ta rekomandoja atë”, ka thënë Trump në një intervistë për Fox News. “Do t’ua rekomandoja shumë njerëzve që nuk duan ta marrin atë dhe shumë njerëzve që votuan për mua, sinqerisht”. Ai ka shtuar se vaksina është e “mrekullueshme, është e sigurt dhe diçka që funksionon”. Një sondazh i kryer së fundmi në SHBA nga CBS News, ka sugjeruar se një e treta e mbështetësve republikanë kanë thënë se nuk duan të marrin vaksinën kur të kenë kohën, në krahasim me 10 për qind të demokratëve që besojnë njëjtë.

Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27