Top News – Trump të qëndrojë i fortë para Putinit! Zelenski: Të mos thyhet para kërkesave të Rusisë
27/03/2025 11:59

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shpreson që SHBA-ja të “qëndrojë e fortë” përballë kërkesave ruse për të hequr sanksionet si kusht për një armëpushim në Detin e Zi. Moska tha se një armëpushim detar i shpallur të martën për të lejuar kalimin e sigurt për anijet tregtare do të fillojë vetëm pasi të hiqen kufizimet perëndimore në tregtinë ruse të ushqimit dhe plehrave. Shtëpia e Bardhë tha të martën se delegacionet ruse dhe ukrainase kishin rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi pas tre ditësh bisedime të veçanta me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite. Por disa orë më vonë, Kremlini lëshoi deklaratën e tij duke përfshirë një listë të kushteve. Kërkesat e tij përfshijnë revokimin e sanksioneve perëndimore ndaj institucioneve financiare të përfshira në tregtinë bujqësore dhe rivendosjen e aksesit të tyre në sistemin ndërkombëtar të pagesave Sëift - një rrjet që lehtëson mesazhet e sigurta financiare. Trump tha se qeveria amerikane po "shqyrtonte" kërkesën e Moskës për heqjen e kufizimeve, por BE tha të mërkurën se nuk do të konsideronte heqjen e sanksioneve përpara tërheqjes "të pakushtëzuar" të trupave ruse nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës. Duke folur në Paris, Zelensky tha se ishte "shumë mirënjohës" për mbështetjen dypartiake nga SHBA, por tha se kishte frikë se disa ishin "nën ndikimin e narrativave ruse". "Ne nuk mund të pajtohemi me ato narrativa," tha ai. Kur u pyet nëse presidenti amerikan Donald Trump kishte një marrëdhënie më të ngushtë me të apo me presidentin rus Vladimir Putin, Zelensky tha se nuk e dinte. “Nuk e di – e kam të vështirë ta them”, tha ai. “Nuk e di çfarë marrëdhëniesh ka, nuk e di sa biseda ka bërë”. Presidenti ukrainas foli pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, në Paris, ku kulla eifel u ndricua me ngjyrat e flamurit ukrainas për nder të tij.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46