Top News – Trump ‘nuk është i lumtur’… Rubio zbret në Izrael pas sulmit të paprecedent në Katar
14/09/2025 15:36

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi vizitën e tij në Izrael të dielën, pasi shprehu mbështetjen e fuqishme të administratës amerikane për Izraelin në luftën kundër Hamasit. Vizita e kryediplomatit amerikan zhvillohet pasi presidenti amerikan, Donald Trump, qortoi Izraelin për sulmin e paprecedent në Doha të Katarit më herët gjatë javës, kur Izraeli shënjestroi udhëheqësit e Hamasit. Kjo ishte hera e parë që Izraeli kreu një sulm ndaj Katarit, aleatit të SHBA-së, sulm që ka rritur presionin ndaj përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim në Gazë. Para se të nisej për në Lindjen e Mesme, Rubio u tha gazetarëve të shtunën se Trump “nuk është i lumtur” për sulmin, por kjo “nuk do të ndryshojë natyrën e raporteve me izraelitët. Por, ai shtoi se SHBA-ja dhe Izraeli “do të flasin lidhur me” ndikimin e sulmit ndaj përpjekjeve për armëpushim. Të premten, Trump u takua me kryeministrin e Katarit, Sheikun Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ndërkaq vizita e Rubios zhvillohet para se udhëheqësit arabë dhe myslimanë do të takohen të hënën në Doha për të shprehur solidaritet me shtetin e Gjirit Persik pas sulmit ajror izraelit. Sulmi i Izraelit kishte në shënjestër udhëheqësit e Hamasit që po mblidheshin për të diskutuar një propozim të ri për armëpushim, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbrojtur operacionin, duke thënë të shtunën se vrasja e zyrtarëve të lartë të Hamasit do të eliminonte “pengesën kryesore” për t’i dhënë fund luftës. Në Jerusalem, Rubio së bashku me Netanyahun do të vizitojë Murin Perëndimor të dielën, sipas zyrës së kryeministrit izraelit. Takimet e tij kryesore me zyrtarë, përfshirë Netanyahun, do të zhvillohen të hënën, përpara se kryediplomati amerikan të largohet nga Izraeli të martën. Ditët e fundit, Izraeli ka intensifikuar përpjekjet për të marrë nën kontroll Qytetin e Gazës, qendrën më të madhe urbane të territorit palestinez, duke u thënë banorëve të evakuohen dhe duke sulmuar ndërtesa shumëkatëshe që thotë se përdoren nga Hamasi.

Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
DIGITALB DIGITALB