Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se administrata e tij po përpiqet intensivisht për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë me liderët e pesë vendeve të Azisë Qendrore, Trump u shpreh se janë bërë hapa të rëndësishëm drejt paqes. "Nuk jemi ende atje, por kemi bërë shumë përparim", u shpreh lideri i Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar angazhimin e Uashingtonit në procesin diplomatik.