Top News – Trump flet me Rusinë dhe Kinën / Diskuton për denuklearizimin pas skadimit të New Start
16/10/2026 14:13

Presidenti Donald Trump tha të enjten se Uashingtoni po zhvillon bisedime me Moskën dhe Pekinin, që synojnë denuklearizimin e vendeve që zotërojnë rezervat më të mëdha të armëve bërthamore. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Kërkime të Paqes, Rusia zotëron numrin më të madh të kokave bërthamore në rezerva, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Megjithatë, SHBA-ja e tejkalon Rusinë për sa i përket numrit të kokave bërthamore të vendosura në gjendje operative. Gjatë një interviste për "Neësmax", Trump u shpreh se pret që Kina "të arrijë" SHBA-në brenda pesë viteve të ardhshme. "E gjithë kjo është për të ardhur keq, sepse do të dëshiroja shumë që të realizohej denuklearizimi, nëse është e mundur. Ne po bisedojmë me Rusinë për këtë çështje, si dhe po diskutojmë me Kinën lidhur me denuklearizimin", tha më tej Trump. "Neësmax" raportoi se Trump kishte biseduar me presidentin kinez, Xi Jinping, mbi temën e denuklearizimit. Komentet e Trumpit vijnë disa muaj pasi Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike (START) skadoi në fillim të këtij viti. Traktati i Neë START, i nënshkruar në vitin 2010, parashikonte mundësinë e një zgjatjeje të vetme; një zgjatje e tillë pesëvjeçare u ra dakord midis presidentit Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Çdo zgjatje e re do të kërkonte një vendim ekzekutiv për të zgjatur vullnetarisht kufizimet e përcaktuara në traktat.

Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39