Top News – Trazirat në Capitol/ Ambasadorja Kim-demokracia nuk është e lehtë…
08/01/2021 14:09

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar me një postim në Twitter, pas trazirave të dhunshme në Kongresin e SHBA, ku mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan Kapitolin për të ndërprerë certifikimin e Joe Biden si presidenti i ardhshëm i vendit. Ambasadorja Kim thotë se demokracia nuk është e lehtë dhe s’duhet marrë si e mirë qenë, por ata që besojnë tek demokracia, përfshirë dhe shqiptarët, duhet të angazhohen që ta çmojnë dhe mbrojnë atë gjithmonë. “SHBA do të dalin më të fortë dhe më të mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë”, shprehet Kim. “Shumë miq shqiptarë kanë shprehur tronditjen dhe shqetësimin rreth sulmit të fundit në Kapitolin e SHBA. Unë do të doja të ju falënderoj që na qëndroni pranë, ka shtuar amabasadorja amerine ne postimin e saj. Dje, Presidenti Trump bëri të qartë se SHBA është dhe duhet të mbetet një komb i rendit dhe sundimit të ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnë çmimin. Presidenti Trump gjithashtu e bëri të qartë se Kongresi ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve dhe ai tani është përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt të pushtetit në 20 Janar. Ajo që SHBA i këshillon të tjerëve, vlen edhe për ne: liria e fjalës dhe e drejta e tubimeve janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit, Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07