Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me Medaljen e Mirënjohjes së qytetit një nga figurat më të shquara të volejbollit shqiptar, trajnerin e ekipit të vajzave, Ardian Gorenca. Gjatë një ceremonie surprizë, me rastin e daljes së tij në pension, “Sport Klub Tirana” dhe kryebashkiaku Veliaj i shprehën atij mirënjohjen për kontributin e dhënë ndër vite, duke trajnuar mbi 10 breza të ekipit elitë të volejbollit të vajzave në Shqipëri.