Trajner i ri dhe ambiente të reja. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur zyrtarisht grumbullimin për eliminatoret e Euro 2024-ës, këtë herë jo më në Durrës, por në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në kryeqytet. Në dispozicion të trajnerit, për seancën e parë stërvitore, ishin të gjithë futbollistët, teksa të fundit që mbërritën ishin Hysaj, Kumbulla, Balliu e Mihaj, me këtë të fundit që u thirr rishtazi për të marrë vendin e Ismajlit të dëmtuar.