Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ka folur për mediat bullgare lidhur me tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë, ku një autobus me shtetas kryesisht maqedonas mori flakë. Ai është shprehur se spekulimet që po qarkullojnë për bidonë me benzine dhe për fishekzjarrë vetëm sa e dëmtojnë hetimin dhe nuk e ndihmojnë.