Top News – Trafikanti me ‘botox’/ Greqi, kapet ‘biznesmeni’ shqiptar
08/12/2020 09:45

Një trafikant droge shqiptar 54-vjeç, i cili konsiderohet nga autoritetet greke si një nga më të mëdhenjtë e kokainës dhe hashashit në Evropën Juglindore, ra në prangat e policisë të premten, por emri i tij nuk bëhet publik nga vendi fqinj. Mediat greke shkruajnë se 54-vjeçari thuhet se ka qenë i përfshirë shumë në trafikun e drogës me mafien turke në vitet e fundit, duke shitur hashash shqiptar dhe duke marrë heroinë të pastër nga Afganistani dhe Pakistani. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë së koronavirusit , grekët thonë se ai ndryshoi strategjinë duke kultivuar kanabis në ambiente të brendshme. Për këtë arsye, ai kishte marrë me qira një hapësirë tre katëshe në Atikë dhe kishte instaluar një sistem të plotë laboratorik dhe kultivimi hidroponik brenda, të cilin synonte ta “hidhte” në tregun e Athinës me një fitim që llogaritej 500 mijë euro. Tre shqiptarë kujdeseshin për kanabisin dhe u lejohej që të dilnin vetëm një herë në muaj, ndërsa për ushqimin dhe gjithçka tjetër kujdesej kapoja. 54-vjeçari ishte një mysafir i rregullt në klubet e natës. Ai u shfaq si një biznesmen i pasur nga Shqipëria. Ai u sigurua që të bënte botox që të dukej “i freskët”, ndërsa, në të njëjtën kohë, lëvizte me një makinë luksoze për të plotësuar imazhin e tij si i suksesshëm. Por policia zbuloi se përmes kësaj mënyre ai trafikonte drogën” shkruan media greke. Policia sekuestroi 1800 fidanë, 1 kg e 355,8 gram kokainë, 6 makina, 11505 euro, pistoletë, 41 gëzhoja, 2 grushte hekuri, 2 peshore precize, por edhe pajisjet për kultivimin e kanabisit.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00