Një varkë me 1200 kilogram hashash është kapur paraditen e të martës në plazhet e Majorkës në Spanjë, teksa policia ka shpërndarë edhe videon e ndjekjes së saj. Trafikantët kishin ardhur nga brigjet afrikane, për të sjellë në Spanjë sasinë e kanabisit, por tentuan menjëherë arratinë, kur panë që ishin pikasur nga policia.