Adoleshenti indian Gukesh Dommaraju është bërë kampioni më i ri i botës në shah, pasi mundi kampionin në fuqi, kinezin Ding Liren 7.5 me 6.5 falë një përmbysjeje dramatike të enjten. 18 vjeçari indian theu rekordin e mjeshtrit të madh rus Garry Kasparov, i cili ishte 22 vjeç kur fitoi titullin kampion bote në vitin 1985.