Thiago Silva është kthyer në Brazil ku do të vazhdojë karrierën e tij me skuadrën e Fluminenses. Ish mbrojtësi i Milanit, Chelsea dhe paris Saint germain është prezantuar me skuadrën e tij të re teksa është pritur si hero nga tifozët e saj në stadiumin mitik Maracana të Rio De Janeiros. ‘Nuk e keni idenë se sa special është për mua kthimi në shtëpi-tha 39 vjecari përballë 50 mijë të pranishmëve në stadium që kishin ardhur për prezantimin e tij, gjë përbën një rekord në Brazil përsa i përket prezantimit të një futbollisti.