Top News – Tërmeti godet Napolin ‘si një bombë’ / Njerëzit në rrugë, lëkundja më e fortë në 40 vite
18/07/2025 14:08

Një nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur Napolin në dekada ka tronditur qytetin italian dhe rajonin përreth duke i bërë njerëzit të vrapojnë në rrugë. Banorët vendas raportuan se dëgjuan një 'zhurmë' dhe ndjenë një 'dridhje të fortë' ndërsa tërmeti me magnitudë 4.6 goditi rreth orës 9:15 të mëngjesit. Epiqendra e tërmetit ishte pranë bregut të Fushave Flegreje që ndodhen mbi një kalderë vullkanike në perëndim të qytetit, në një thellësi prej 2.4 km. Shumë banortë që jetojnë aty pranë, në qytetin bregdetar të Banjolit, thanë se 'dukej sikur të kishte shpërthyer një bombë' kur goditi tërmeti. Ekspertët matën të njëjtën magnitudë me një tërmet të regjistruar në rajon më 13 mars. Trafiku hekurudhor është pezulluar përkohësisht në qytetin që është shtëpia e më shumë se 900,000 njerëzve. Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme të konsiderueshme, me shërbimet e emergjencës që po vlerësojnë situatën në terren. Lëkundjet e tokës janë pjesë e një vale sizmike, me vëzhguesit që kanë regjistruar shumë të tilla pak para orës 9 të mëngjesit dhe paralajmërojnë se nuk mund të përjashtohen edhe lëkundje të tjera toke. Observatori i Vezuvit regjistroi gjithashtu një seri tërmetesh të vegjël gjatë natës, secili jo më i madh se magnituda 1. Tërmeti, me të njëjtën magnitudë si ai që ndodhi në mars dhe maj 2024, ishte më i forti që kur rajoni filloi të regjistronte tërmetet rreth 40 vjet më parë. Tërmeti më i fortë që ka goditur qytetin jugor italian kohët e fundit është ai me magnitudë 6.9, i regjistruar në nëntor 1980 dhe që mori 2,734 jetë. Tërmeti shkatërrues plagosi gjithashtu më shumë se 8,800 njerëz dhe shkatërroi më shumë se 300 komuna.

Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19
Top Channel/ Kaos në Bulevard, policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës e tym
17/10 21:15
Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11
Top Channel/ Të rinjtë djegin koshat dhe qëllojnë me gurë e molotov, policia përdori plumba gome
17/10 21:09
Top Channel/ Policët kthehen në Bulevard, jepet sërish urdhër për goditje me plumba gome
17/10 21:05
Top Channel/Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10 20:53
Top Channel/ Protestuesit sulmojnë me gurë furgonin e policisë te Rruga e Dibrës, policia i ndjek…
17/10 20:52
Top Channel/ ‘Të gjithë në këmbë për të ndëshkuar këtë regjim’, Berisha thirrje protestuesve…
17/10 20:26
Top Channel/ ‘Në vend të dorëheqjes preferon gjakderdhjen’. Berisha-Ramës: Do të jesh viktima…
17/10 20:26