Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur, si pasojë e një tërmeti që ka goditur pjesën jugperëndimore të Pakistanit në orët e para të 7 tetorit, kanë thënë zyrtarët për menaxhim të katastrofave. Naseer Nasar, Drejtues i Autoritetit për Menaxhim të Katastrofave në Baloçistan, ka thënë se të paktën 20 persona kanë vdekur dhe numri i viktimave mund të rritet.