Top News – Tërheqja nga Afganistani/ SHBA ka larguar nga vendi 25 për qind të trupave
26/05/2021 12:41

Ushtria amerikane tha se ka përfunduar gati një të katërtën e tërheqjes së trupave nga Afganistani. "Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) vlerëson se kemi përfunduar midis 16-25% të të gjithë procesit", thuhet në një njoftim të lëshuar të martën nga qendra komanduese, e cila mbikëqyr operacionet në Afganistan. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara gjithashtu tha se kishte tërhequr pajisje dhe materiale të ngjashme me rreth 160 ngarkesa të avionëve transportues C-17 nga Afganistani dhe i ka kthyer më shumë se 10,000 pajisje Agjencisë së Logjistikës Mbrojtëse. Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi muajin e kaluar se trupat amerikane do të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator, pas një angazhimi gati 20 vjeçar ushtarak në vendin e shkatërruar nga lufta. Në kohën kur u bë njoftimi i Presidentit Biden, të paktën 2,500 trupa amerikane ishin pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan, i cili përbëhej nga më pak se 10,000 trupa. Tërheqja e forcave të NATO-s të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar frikë se lufta civile në Afganistan mund të intensifikohet dhe të dalë jashtë kontrollit. Civilë afganë janë vrarë në një varg sulmesh që nga 1 maji, kur Shtetet e Bashkuara filluan zyrtarisht tërheqjen e trupave, dhe Talibanët kanë zgjeruar territoret e tyre në të gjithë vendin, duke përfshirë provincën Baghlan në veri, provincën Helmand në jug, provincën Farah në perëndim dhe atë të Laghmanit në lindje. Është ende e paqartë nëse Talibanët do të mbajnë premtimin e tyre të bërë në shkurt të vitit 2020 për të shkëputur lidhjet me al-Kaidën.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00