Top News – Tenderi për uniformat e policisë/Dënohen zyrtarët, maksimumi një vit burg
30/12/2021 18:06

Gjykata e Posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizaur ka dhënë dënimin për nëntë zyrtarët dhe ish zyrtarët e ministrisë së brendshme, emrat e të cilëve janë implikuar në dosjen e tenderit të uniformave të policisë së shtetit. Ish drejoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari është dënuar me një vit burg. Flutura Çekrezi është dënuar me një vit heqje lirie, ndërsa me nga 10 muaj Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri dhe Maringlen Buzali. Janë liruar me kusht Anisa Bogdani, Ani Omuri, Aurora Mulla, Klevis Hasani dhe Gëzim Mingaj. Gjykata vendosi që Klevis Hasani është i detyruar të kryejë 80 orë punë në interes publik dhe kjo punë duhet kryer brenda afatit prej 6 muajsh që nga dita e marrjes së vendimit formë të prerë. Zyrtarët e ministrisë e kanë të pamundur për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar. Hetimet për tenderin e uniformave të policisë së shtetit nxorri në pah skemën abuzive, fatura e së cilës kapi shifrën e 2.8 miliardë lekëve. SPAK ka zbardhur gjithë korrespondencën e mbajtur nga Policia e Shtetit dhe Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, ku ka rezultuar që gjatë procedures së tenderimit janë bërë ndryshime të specifikimeve teknike me qëllim përfitimi abuziv. Edlira Naqellari së bashku me funksionarët e tjerë të ministrisë, shkelën barazinë e tenderave, teksa rezulton se sipas përllogaritjeve një uniformë policie ka kapur vlerën e 2 mijë e 800 eurove, ndërsa vetëm kapelja 328 euro. Tenderi i uniformave është dhënë në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, ndërsa abuzimi është kallëzuar në SPAK në vitin 2020. Gjykata e Posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizaur ka dhënë dënimin për nëntë zyrtarët dhe ish zyrtarët e ministrisë së brendshme, emrat e të cilëve janë implikuar në dosjen e tenderit të uniformave të policisë së shtetit.

Top News- Mali i Dukatit nën pushtetin e flakëve/ Ministri Vengu- Presim ndihmë nga partnerët
21/07 22:23
Top News- Shpërthen bombola e gazit/ Shkrumbohet banesa, fatmirësisht s’ka të lënduar
21/07 20:50
Top News- ‘Situata në malin e Dukatit, e vështirë’, ministri flet nga spitali pranë zjarrfikësve
21/07 20:30
Top Channel/ “Po vdesim nga uria”! U bllokuan nga prokuroria, marinari i huaj tenton vetëflijimin
21/07 19:56
Top Channel/ Vlorë, Këshilli Bashkiak rrëzon parku fotvoltaik, pa vendim dhe projekti i stadiumit me kulla
21/07 19:55
Top News- Zjarrfikësit u asfiksuan nga tymi në Dukat- Marrin ndihmë në spital
21/07 19:49
Top News- U asfiksuan gjatë luftës me zjarret/ Zjarrfikësi tregon çfarë ndodhi
21/07 19:48
Top Channel/ Transport droge krah shqiptarëve, polici grek dhe partnerja në telashe! 5 mln lek…
21/07 19:36
Top News- ‘Hawala’ u bëri gjëmën/ GJKKO lë në burg dy të arrestuarit për 4 vepra penale
21/07 18:06
Top Channel/ Asfiksimi i dy zjarrfikësve në Dukat, Ministri Vengu mbërrin në spital
21/07 17:59
Top Channel/ Aromë lakrori në Polenë. Festa që mbledh korçarët rreth saçit që “pjek” traditën
21/07 15:33
Top News – Braçe kundër aksionit të qumështit. ‘Jo siguri ushqimore, por varrosje e fermerit’
21/07 15:31
Top Channel/ Veliera Mircea 86 vite në det! Ndalet në Durrës anija simbol e marinës ushtarake rumune
21/07 15:29
Top Channel/ “Jeni për ibret”! Rama paralajmëron rishikim të ligjit të arsimit të lartë
21/07 15:21
Top Channel/ Hetim për zjarrin në landfill, Prokuroria e Elbasanit urdhëron kontrolle në 14 banesa
21/07 15:17
Top Channel/ Arrestohet vëllai i deputetit në Elbasan, u kap me municione në shtëpi
21/07 15:16
Top Channel/ “U kërcënuam me jetë”, Shabani rrëfen prapaskenat e përplasjes me Lapajn
21/07 15:15
Top News – Londër-Nju Jork në 60 minuta / Avioni supersonik që fluturon deri në skaj të hapësirës
21/07 15:04
Top News – Trump-Putin, takim në shtator / ‘Zgjedhin’ Pekinin, Kremlini nuk përjashton mundësinë
21/07 15:03
Top News- 32 vite burg për bosin e klanit ‘Duka’/ SPAK jep pretencën për vrasjen e Santiago Malkos
21/07 14:58