Top News- Mali i Dukatit nën pushtetin e flakëve/ Ministri Vengu- Presim ndihmë nga partnerët
21/07/2025 22:23

Vijon të jetë problematike situata me zjarret, ku vatra në malin e Dukatit vijon të jetë shqetësuese, çka ka bërë që vendit tonë t’i vijë në ndihmë edhe Italia, me avionë Canadair, në kuadër edhe të Mekanizmit Europian te Mbrojtjes Civile. Teksa luftohet me të gjitha mjetet për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre, nga ana tjetër të paktën 3 prej efektivëve të forcave zjarrfikëse kanë shfaqur probleme me asfiksinë, çka ka bërë dërgimin e tyre në spitalin e Vlorës. Efektivët Luan Kapaj, Andrea Lala dhe Defrim Bilali kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës, teksa gjendja e tyre shfaqet tashmë e stabilizuar. Ata u vizituan në spital nga ministri i Mbrojtje Pirro Vengu, i cili theksoi në një deklaratë për mediet se gjendja e tyre është e stabilizuar, por theksoi se situata në malin e Dukatit shfaqet problematike. Sipas ministrit problem më vete mbeten temperaturat e larta, terreni i vështirë por edhe era. Vengu theksoi se pçritet ndihmë edhe nga vendet partnere për të mos lejuar që flakët të prekin Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Top Channel/ Tensionet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, policia shoqëron dy protestues
29/11 18:39
Top Channel/ Protestuesi godet në befasi efektivin pas shpine, e rrëzon në tokë dhe largohet
29/11 18:27
Top News – Pezullohet polici që qëlloi deputetin! Ministri Demo: Askush nuk është mbi ligjin
29/11 18:17
Top News – ‘Rrezikojmë të rrëzohemi…’ / Banorët e Prishtinës të frikësuar, rrugët të papastruara
29/11 17:59
Top News-Protestuesi pret shtyllën me gur fleksibël,policia rrethon turmën, përplasje në pak sekonda
29/11 17:47
Top Channel/ Policët tërheqin zvarrë një protestues gjatë shoqërimit
29/11 17:37
Top Channel/ U plagos me plumb gome gjatë protestës, Berisha viziton deputetin Kliti Hoti te Trauma
29/11 17:30
Top News – Bosnja dëbon diplomatët iranianë / Shpallen persona të padëshiruar, largohen nga vendi
29/11 17:30
Top Channel/ Protestuesit krijojnë barrikadë, njëri prej tyre sharron shtyllën me gur fleksibël
29/11 17:14
Top News – Plagosja e protestuesve e gazetarëve, Avokati i Popullit i kërkon regjistrimet policisë
29/11 17:12
Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, autoboti i policisë futet në shesh për të shpërndarë tubuesit
29/11 16:50
Top News- Berisha: Kliti Hoti u shënjestrua për t’u vrarë, ky akt i shpall luftë të hapur opozitës!
29/11 16:45
Top News- Protestuesi në gjendje kritike? Bluzat e bardha japin informacion për Briken Tuçin
29/11 16:41
Top News- “Asnjë akt dhune nuk justifikohet”, Policia merr vendim për policin që plagosi deputetin
29/11 16:40
Top News- Plumb gome drejt deputetit të PD, Kliti Hoti, momenti kur qëllohet nga efektivi
29/11 16:26
Top Channel/ Momenti kur deputeti Kliti Hoti qëllohet me plumb gome
29/11 16:24
Top Channel/ Momenti i plagosjes së deputetit Hoti, niset drejt policëve dhe qëllohet me plumb gome
29/11 15:20
Top Channel/ Protesta, kthehen gurët dhe gazi/ Tension edhe në ditën e Çlirimit
29/11 15:17
Top Channel/Rama: Nuk ka krizë në ndërtim/”Dikur vetëm me bojë, tani fitojmë konkurse ndërkombëtare”
29/11 15:16