Top Channel/ “Po vdesim nga uria”! U bllokuan nga prokuroria, marinari i huaj tenton vetëflijimin
21/07/2025 19:56

9 marinarë të huaj, 8 shtetas sirianë dhe 1 egjiptian, vijojnë të qëndrojnë të bllokuar prej më shumë se 6 muajsh në Portin e Durrësit, si pjesë e ekuipazhit të një prej anijeve të sekuestruara për kontrabandë nafte. Prokuroria e Durrësit u ka bllokuar pasaportat. Në kushte të rënda psikologjike dhe ekonomike, njëri prej marinarëve ka tentuar të vetëvritet, ndërsa një tjetër ka kërcënuar se do të fundosë anijen. Përmes mesazheve drejtuar sindikatës, ata kërkojnë ndihmë dhe denoncojnë gjendjen e tyre. "Vdiqëm nga uria dhe gjithçka, pa ushqim, pa ujë, pa para, asgjë në këtë anije. Nuk kemi kohë që vuajmë nga kjo neglizhencë. Jemi të durueshëm, por nga ana tjetër po vdesim urie. Po lahemi vetëm me ujë deti. Mund të tolerojmë gjithçka, por deri në atë pikë sa të mos na rrezikohet jeta." Drejtues të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikacionit të cilët shkuan sot për t’i furnizuar marinarët me ujë dhe ushqim, apelojnë për këtë situatë. "Nuk marrin as paga dhe janë në vështirësi me bazën ushqimore, për ushqim, për vesh-mbathje, për ujë. Ne e kemi ngritur shqetësimin deri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë. Përveç kësaj, kemi marrë takime me marinarët dhe sot do të shkojmë t'i shohim." Sipas sindikalistëve, marinarët janë punëmarrës, jo vendimmarrës në aktivitetin e anijes, dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet e pronarëve apo kompanisë dhe as të lihen në këto kushte që kanë rënduar dhe shëndetin e tyre mendor.

Top News- Turma e protestuesve zhvendoset në Bulevard, Policia ndërhyn t’i shpërndajë me ujë
17/10 15:34
Top Channel/ Tensione në protesta, molotovë dhe gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me…
17/10 15:33
Top Channel/ Përplasje në protestë, policia përdor ujë e gaz lotsjellës,protestuesit hedhin molotovë
17/10 15:33
Top Channel/Protestuesit marshojnë drejt bulevardit, policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit
17/10 15:33
Top Channel/ Protestuesit hyjnë në bashkinë e Marsejës, mbi 160 të ndaluar në gjithë vendin
17/10 15:27
Top News- Protestuesit djegin koshat e mbeturinave edhe në Shkodër, policia arreston disa prej tyre
17/10 15:27
Top Channel/ Analisti Gabriel Partosh analizon: Rama i kthyer në viktimë të suksesit personal
17/10 15:24
Top Channel/ Molotovë dhe flakë gjatë marshimit në Shkodër, të rinjtë djegin koshat e mbeturinave
17/10 15:14
Top Channel/ Protestuesi tregon momentin kur është goditur me plumb gome nga blutë
17/10 15:13
Top News- Protestuesit qëllohen me plumba gome në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit
17/10 14:59
Top News – Dhjetëra protestues të lënduar nga goditjet me plumbat e gomës
17/10 14:53
Top News – Saçme e plumba gome ndaj protestuesve, arma e re e policisë
17/10 14:42
Top Channel/ Tensione nga protesta, protestuesit tregojnë plumbin e gomës të përdorur nga policia
17/10 14:27
Top Channel/ Kaos në Tiranë, protestuesit i bie të fikët
17/10 14:24
Top Channel/ Momenti kur polici mbush armën me plumb gome dhe qëllon
17/10 14:23
Top News – Plumba gome drejt protestuesve. Jo vetëm gaz lotsjellës, përshkallëzon policia
17/10 14:16
Top Channel/ Të maskuar edhe me tasa në duar, protestuesit: I kemi marrë për të mbuluar gazin
17/10 14:11
Top Channel/ Protesta në Durrës, protestuesit thirrje: Çohuni nga kafja
17/10 14:04
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta në Tiranë, TCH sjell pamjet me dron
17/10 14:03
Top Channel/ Me flamuj kuq e zi në duar, protestuesit në Durrës qëndrojnë para policisë
17/10 13:59