Top Channel/ Transport droge krah shqiptarëve, polici grek dhe partnerja në telashe! 5 mln lek…
21/07/2025 19:36

8 persona janë arrestuar nga policia greke, si pjesëtarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. 4 efektivë të policisë greke dhe 4 shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë të sekuestruar nga policia. Hetimet e policisë zbuluan edhe lidhje të oficerëve me pjesëtarë të mafias greke, duke i informuar për kontrollet policore. Kreu i grupit kriminal ishte një oficer 42-vjeçar grek. Ai kishte qenë i pezulluar që nga 14 janari 2025 për mashtrimin e një ish-partneri në tetor 2024. Një oficer policie 31-vjeçar, që shërbente në Stacionin e Policisë së Akropolit, ishte “krahu i djathtë” i tij. Ai më parë kishte shërbyer në Departamentin e Narkotikëve të Athinës Juglindore, nga ku dyshohet se kishte sekuestruar lëndë narkotike të konfiskuara dhe i kishte shpërndarë ato për shitje përmes rrjetit. Bashkëpunëtorët e tij ishin një Shef Policie 35-vjeçar i Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonos dhe një Shef Policie 43-vjeçar i caktuar në Departamentin e Policisë. Bashkëpunëtorë civil të grupit ishin 43-vjeçar i kërkuar, një shqiptar 24-vjeçar dhe motra e tij 29-vjeçare, partnerja e kreut të grupit si dhe dy persona të tjerë nga Shqipëria. Në të njëjtën dosje, akuzohen edhe 13 persona të tjerë, përfshirë një Shef Policie i cili shërben në Departamentin e Policisë, por gjatë periudhës së hetimit ai shërbente në Nëndrejtorin e Policisë së Mykonosit. Midis emrave të hetuar, janë tre individë me precedentë të rëndë kriminalë, emrat e të cilëve u përfshinë edhe në dosjen e madhe që heton vrasjet e katër anëtarëve të mafias grekë të cigareve të udhëhequr nga i shumëkërkuari “Entik”, i cili fshihet në Dubai. Oficeri 42-vjeçar i policisë u arrestua më 23 tetor 2024, për mashtrim të përsëritur kundër ish-partneres së tij. Në atë kohë, telefoni i tij celular u konfiskua. Policia kishte informacione se si kishte një pozicion drejtues në një bandë trafikimi droge në ishullin e Mykonos dhe më gjerë. Deklasifikimi i komunikimeve zbuloi përfshirjen e tij në trafikimin e drogës dhe formimin e një organizate kriminale me të dyshuarit e tjerë. Në të njëjtën kohë, dolën në pah kontaktet e tij me individë të lidhur me aktivitetet e mafias greke, në kontekstin e informimit të tyre rreth kontrolleve të ardhshme policore dhe aktiviteteve të tjera. Shumë nga komunikimet e tij me oficerin 31-vjeçar të policisë u zbuluan, ndërsa regjistrimi i mbikëqyrjes së tyre zbuloi një marrëveshje midis tyre për një pazar droge që i përfshinte të dy. Oficeri i policisë e informoi 42-vjeçarin për largimin e tij nga Departamenti i Zbatimit të Ligjit për Narkotikët dhe aftësinë që kishte për të larguar lëndët narkotike. Autoritetet identifikuan transaksione bankare midis dy oficerëve të policisë, të cilët luajtën një rol kyç në rrjet. Gati 5 milionë euro u gjetën në llogaritë e 42-vjecari dhe partneres së tij, ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë edhe vëllai i 29-vjeçaras shqiptare, i cili transportonte dhe kanalizonte drogën e sekuestruar. Anëtarët e organizatës komunikonin ekskluzivisht përmes aplikacioneve online, ndërsa “truri” policor i rrjetit dyshohet se është i përfshirë edhe në raste të tjera të paligjshme, siç është informimi i biznesmenëve për kontrollet policore.

Top News- Turma e protestuesve zhvendoset në Bulevard, Policia ndërhyn t’i shpërndajë me ujë
17/10 15:34
Top Channel/ Tensione në protesta, molotovë dhe gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me…
17/10 15:33
Top Channel/ Përplasje në protestë, policia përdor ujë e gaz lotsjellës,protestuesit hedhin molotovë
17/10 15:33
Top Channel/Protestuesit marshojnë drejt bulevardit, policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit
17/10 15:33
Top Channel/ Protestuesit hyjnë në bashkinë e Marsejës, mbi 160 të ndaluar në gjithë vendin
17/10 15:27
Top News- Protestuesit djegin koshat e mbeturinave edhe në Shkodër, policia arreston disa prej tyre
17/10 15:27
Top Channel/ Analisti Gabriel Partosh analizon: Rama i kthyer në viktimë të suksesit personal
17/10 15:24
Top Channel/ Molotovë dhe flakë gjatë marshimit në Shkodër, të rinjtë djegin koshat e mbeturinave
17/10 15:14
Top Channel/ Protestuesi tregon momentin kur është goditur me plumb gome nga blutë
17/10 15:13
Top News- Protestuesit qëllohen me plumba gome në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit
17/10 14:59
Top News – Dhjetëra protestues të lënduar nga goditjet me plumbat e gomës
17/10 14:53
Top News – Saçme e plumba gome ndaj protestuesve, arma e re e policisë
17/10 14:42
Top Channel/ Tensione nga protesta, protestuesit tregojnë plumbin e gomës të përdorur nga policia
17/10 14:27
Top Channel/ Kaos në Tiranë, protestuesit i bie të fikët
17/10 14:24
Top Channel/ Momenti kur polici mbush armën me plumb gome dhe qëllon
17/10 14:23
Top News – Plumba gome drejt protestuesve. Jo vetëm gaz lotsjellës, përshkallëzon policia
17/10 14:16
Top Channel/ Të maskuar edhe me tasa në duar, protestuesit: I kemi marrë për të mbuluar gazin
17/10 14:11
Top Channel/ Protesta në Durrës, protestuesit thirrje: Çohuni nga kafja
17/10 14:04
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta në Tiranë, TCH sjell pamjet me dron
17/10 14:03
Top Channel/ Me flamuj kuq e zi në duar, protestuesit në Durrës qëndrojnë para policisë
17/10 13:59