Top News – Teknologjia 5G/ A paraqet rrezik për sigurinë?
26/08/2020 17:31

Rrjeti i komunikimit 5G është më i shpejtë, me më pak vonesa dhe funksionon në më shumë pajisje, por nga ana tjetër paraqet rrezik për sigurinë. Kompanitë e internetit tashmë kanë filluar shpërndarjen nëpër botë të ofertave për gjeneratën 5G të internetit, por çfarë është në të vërtetë një rrjet I tillë? Gjenerata e fundit e internetit pa kabllo premton shpejtësi më të madhe dhe më pak vonesa, edhe kur shumë pajisje e përdorin atë në të njëjtën kohë, shpjegon VOA. Ajo besohet se do të përballojë numrin e madh të përdoruesve dhe trafikun e rënduar në Internet. Në të ardhmen, thuhet se mund lidhet me automjetet pa shofer dhe do të sjellë zhvillime të reja të realitetit virtual. Por analisti Ben Wood nga instituti kërkimor CCS Insight, thotë se në fakt 5G thjesht do të bëjë gjërat që bëjmë sot, por pak më mire, e jo mrekulli. Pra, ajo që mund të bësh në 4G dhe çfarë mund të bësh në internet do të përmirësohet sepse do të kesh shpejtësi më të madhe, kapacitet shumë më të madh, kjo është e gjitha. Nga ana tjetër, rrjeti 5G është një teknologji që ka ngjallur debate.Në fillim të vitit, disa teori konspirative e lidhën këtë rrjet e pandeminë e koronavirusit gjë që u bë shkak për sulme ndaj kullave 5G. Rrjeti ka tensionuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.Në korrik, Britania tërhoqi planin për t'i dhënë Huawei-t një rol në rrjetin e ri të telefonave celularë me shpejtësi të lartë. Huawei mohon akuzat se 5G mund të përdoret nga spiunazhi kinez.

Top Channel/ Takimi Trump-Putin mbahet në Romë? Foxnews: Me gjasë, që të hënën!
08/08 14:58
Top News – Gjermania zemërohet me Izraelin / Ndalon eksportet ushtarake që mund të përdoren në Gaza
08/08 14:58
Top News – Lufta në Ukrainë pranë ‘ngrirjes’ / Ekspertët paralajmërojnë: Putin po tallet me Trumpin
08/08 14:48
Top News – Trump i ulëriti Netanyahut në telefon / Kryeministri izraelit i tha se nuk ka uri në Gaza
08/08 14:33
Top Channel/ Plani për Gazën, Gjermania ndalon eksportin e armëvë drejt Izraelit!
08/08 14:31
Top News – Putin ka plane përtej Ukrainës…Përpjekjet për të pushtuar vendin do zgjasin me dekada
08/08 14:25
Top Channel/ Temperaturat e larta “armik” në Francë, rrezikohet riaktivizimi i zjarreve
08/08 14:12
Top News – Garanci për vizat turistike e të biznesit/ DASH nuk prek Shqipërinë, testohet me 2 vende
08/08 13:14
Top News – Marrëveshje paqeje në zyrën e Trump/ Armenia e Azerbajxhani firmosin në Shtëpinë e Bardhë
08/08 13:13
Top News – Avioni rrëzohet mbi shtëpitë / Viktima në bord dhe në tokë, shpërthen në fluturim
08/08 12:51
Top News – Franca përvëlohet, valë e re të nxehti / Zjarrfikësit në alarm, zjarret mund të rindizen
08/08 12:49
Top News – Bli pronën e prit të vd*së pronari! Tregu imobilar në Paris ‘zgjidh’ problemin e çmimeve
08/08 12:47
Top News – Avionë të vjetër e të rrezikshëm / Rusi, transporti ajror ‘një minë me sahat’
08/08 12:46
Top News – 50 mln USD për kokën e Maduros / SHBA jep shpërblim, lideri venezuelian trafikant droge
08/08 12:46
Top News – ‘Mos guxoni ta prekni ngushticën…’ Kundërshtarët e urës së Siçilisë premtojnë luftë
08/08 12:35
Top News – Ultimatumi i Trump për Putinin skadoi / Çfarë ndodh tani? Pasiguri për takimin e pritshëm
08/08 12:30
Top News – Preu male në mes për një autostradë / Mahnit Kina, ndërton edhe urën më të lartë në botë
08/08 12:29
Top Channel/ Është gati ChatGPT 5, Inteligjenca Artificiale ngjitet në nivel “doktorature”
08/08 12:20
Top Channel/ SHBA ofron 50 mln USD për Nicolás Maduro: Shpërblim kush ndalon liderin venezueljan!
08/08 12:09
Top Channel/ Trump i ulërin Netanyahut në telefon: Mos gënjeni për urinë në Gaza!
08/08 11:45