Top News – Të rriten taksat e korporatave/ SHBA, Demokratët propozojnë ndryshime në ligj
06/04/2021 12:21

Demokratët në komisionin e senatit për Financat, në Shba, propozojnë ndryshime të mëdha në ligjin e ish presidentit Trump për reforma në kodin fiskal, në mënyrë që të eleminohen ato që i cilësojnë si subvencione për korporatat që të zhvendosin një pjesë të aktivitetit në vende të tjera për të shmangur taksat. Plani vjen në një kohë kur Presidenti Biden ka propozuar rritje të taksave mbi korporatat për të financuar planin e tij infrastrukturor prej 2 trilionë dollarësh. Senatorët kanë vënë në shenjestër disa klauzola të ligjit që specifikon se si taksohen të ardhurat e korporatave nga aktiviteti i kryer jashtë Shteteve të Bashkuara. Synimi i ligjit të ish-Presidentit Trump ishte që kompanitë të mund të kthenin në SHBA fitimet që kishin bërë jashtë vendit me përqindje më të ulëta taksash, me shpresën se do t’i investonin këto fitime në tregun amerikan. Por, siç thonë demokratët, në praktikë këto klauzola shërbyen si nxitje që kompanitë të investonin më tepër jashtë vendit për të shfrytëzuar përqindjet më të ulëta të taksave. Pritet që propozimi të ndeshë rezistencë të fortë nga republikanët, të cilët kanë kritikuar edhe planet e Presidentit Biden për të rritur taksat mbi korporatat, duke ngritur shqetësimin se këto masa ulin aftësinë e këtyre kompanive për të konkuruar. Biden ka propozuar rritjen nga 21 në 28% të taksës mbi korporatat si dhe ka ngritur idenë e një takse globale minimale që do të negociohej mes ekonomive kryesore të botës.

Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
DIGITALB DIGITALB