Top News – Të ndaluarit e ditës së parë. Gjykata jep masat e sigurisë për 19 persona
16/10/2026 14:14

19 protestuesve u janë caktuar masa sigurie pas protestave të zhvilluara në Tiranë. Gjykata ka vendosur arrest me burg për një person, arrest në shtëpi për gjashtë të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për 12 protestues. Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e arrestit në shtëpi është edhe Klevi Metaj, ndërsa Abudllah Thaci është lënë në arrest me burg. Pas vendimit të gjykatës, avokatët e disa prej protestuesve reaguan për masat e sigurisë të caktuara ndaj personave të arrestuar gjatë ditës së parë të protestës. Avokati Marash Logu tha se, sipas tij, prokuroria kishte paraqitur si provë vetëm pjesëmarrjen në protestë. Ai argumentoi se pjesëmarrja në një protestë nuk përbën vepër penale dhe nuk mund të shërbejë si bazë për arrestim apo për caktimin e një mase sigurie. Sipas avokatit, gjykata caktoi arrest me burg për një protestues, arrest në shtëpi për gjashtë të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për 12 persona. Logu deklaroi gjithashtu se shtatë prej protestuesve kishin shenja dhune. Ai tha se Klevis Meta ndodhet në Spitalin e Traumës dhe pretendoi se protestuesit ishin dhunuar gjatë ndalimit, shoqërimit dhe mbërritjes në komisariat. Ndërkohë, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se personat e paraqitur para gjykatës ishin studentë. Sipas saj, ata paraqitën prova për dhunën që pretendojnë se është ushtruar ndaj tyre nga policia.

Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39