Ushtria ruse ka filluar të përdorë një tank të ri të frikshëm në një përpjekje për të goditur mbrojtjen e Ukrainës, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA. “Armata T-14” ende nuk ka marrë pjesë në ndonjë operacion sulmi të drejtpërdrejtë, por është ripajisur me armaturë shtesë anësore dhe ekuipazhet e tyre i janë nënshtruar trajnimit "koordinim luftarak" në Ukrainë. “Armata T-14” është pa pilot dhe arsenali i armëve të automjetit kontrollohet nga distanca nga ekuipazhi nga një kapsulë e blinduar e izoluar e vendosur në pjesën e përparme.