Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, javët e ardhshëm do të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase sesi të përdorin dhe mirëmbajnë tanket Abrams. Vendimi erdhi pasi ministrat e Mbrojtjes nga Evropa dhe bota u takuan në bazën amerikane ajrore Ramstein në Gjermani, për të diskutuar për koordinimin e dërgimit të armëve dhe pajisjeve tjera në Ukrainë. 31 tanke Abrams do të arrijnë në bazën e Grafenëohr në Gjermani gjatë muajit të ardhshëm, me qëllim që ukrainasit të mund të fillojnë kursin 10-javor për drejtimin dhe mirëmbajtjen e tankeve. Kurset shtesë të trajnimit do të mbahen në bazën Hohenfels të Gjermanisë.