Talebanët pushtuan të tjera qytete të mëdha të premten duke qenë një hap më pranë Kabulit dhe marrjes nën kontroll të plotë të Afganistanit. Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur mijëra trupa për të evakuuar qytetarët e tyre nga kryeqyteti. Urdhrat e evakuimit erdhën pasi talebanët morën kontrollin e Kandahar, qytetin e dytë më të madh të kombit, duke lënë vetëm Kabulin dhe disa territore të tjera në duart e qeverisë.