Top News – Talebanët i shtrijnë dorën SHBA / Kërkojnë zhbllokimin e fondeve afgane të ngrira
10/10/2021 16:55

Talebanët i kërkuan Uashingtonit të shtunën që të lirojnë rezervat e bllokuara të bankës qendrore të Afganistanit, gjatë një takimi me një delegacion amerikan në Katar, dialogu i parë ballë për ballë në një nivel të lartë që kur grupi islamik mori kontrollin e vendit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara në fund të gushtit. Ministri në detyrë i talebanëve, Amir Khan Muttaqi, i cili kryeson delegacionin afgan në bisedimet dy-ditore në kryeqytetin e Katarit, Doha, tha se delegacioni amerikan në seancën hapëse premtoi se do të mbështesë ndihmën humanitare për vendin e tij të goditur nga trazirat dhe se Shtetet e Bashkuara do të ofronin vaksina kundër koronavirusit për popullin afgan. Në një mesazh audio, që talebanët ndanë me gazetarët, ministri Muttaqi tha se ata diskutuan "hapjen e një kapitulli të ri" midis të dy palëve, dikur kundërshtarë gjatë ndërhyrjes gati 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara në Afganistan. Në takim është theksuar "nevoja për të krijuar marrëdhënie të mira pozitive me njëri -tjetrin në baza të barabarta. Ne theksuam nevojën për shkrirjen e pasurive financiare afgane pas rrethanave të vështira me të cilat përballet Afganistani”, tha ministri i jashtëm afgan. Uashingtoni ka bllokuar miliarda dollarë të pasurisë afgane, kryesisht të depozituara në rezervën federale amerikane, që kur talebanët morën kontrollin e vendit. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu kanë bllokuar ndihmën për zhvillimin, duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut nën sundimin taleban. Sipas Bankës Botërore, largimi i forcave të udhëhequra nga SHBA dhe shumë donatorëve ndërkombëtarë bënë që Afganistani të mos ketë më qasje tek fondet që financonin 75% të shpenzimeve publike, Kjo e ka bërë të vështirë për talebanët që të paguajnë rroga për punonjësit e qeverisë.

Top Channel/Zelensky thirrje Putinit për bisedime. Norvegjia i jep 700 mln dollarë për mbrojten
24/08 22:49
Top News – Ekzekuton ‘Kasapët e Buçës’ / Ukraina hakmerret me bomba në ditën e pavarësisë
24/08 17:30
Top News – 20 pasagjerë ‘dëbohen’ nga fluturimi/ Dramë në pistë, ‘nxehtësia e bëri të rëndë avionin’
24/08 15:44
Top News – Çdo verë më përvëluese se tjetra…Vala e të nxehtit që shkaktoi zjarre, thyen rekordet
24/08 15:31
Top News – ‘Të tregohet madhështia e Afrikës’/ Vendet afrikane kërkojnë të rivizatohet harta e botës
24/08 15:25
Top Channel/ Bota në krah të Ukrainës/ Festa e pavarësisë, Papa dhe Trump urojnë Zelenskyn
24/08 15:05
Top News – Armë me ‘aftësi superiore’ / Kim Jong un mbikqyr tetsimin e raketave të reja
24/08 13:56
Top News – Armenia pa ‘çizme’ ruse! Protestë kundër bazës ushtarake të Putinit
24/08 13:54
Top News – Ne vendosim të ardhmen e Ukrainës! Zelenski i drejtohet kombit në ditën e pavarësisë
24/08 13:53
Top News – Ukraina feston ditën e pavarësisë/Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev, ‘i ftuar special’
24/08 12:26
Top News – Zonjat e Para ngrihen për Gazën / Bashkëshortja e Erdogan letër për Melania Trump
24/08 12:25
Top News – Sisteme Patriot për Ukrainën / Norvegjia siguron më shumë mbrojtje ajrore
24/08 12:24
Top News – Siria shtyn zgjedhjet parlamentare / Nuk do zhvillohen në tre rajone për shkaqe sigurie
24/08 12:23
Top News – Qyteti i Gazës nën bomba / Izraeli vazhdon pushtimin, avionë e tanke në aksion
24/08 12:09
Top News – Ukraina sulmon centralin bërthamor / Rusia drejton gishtin, dronë gjatë natës mbi Kursk
24/08 11:54
Top Channel/ SHBA i bllokon raketat Ukrainës/ Ekspertët: Përpjekje për të zbutur Putin
24/08 11:01
Top Channel/ SHBA, shkarkohet shefi i DIA-s. E kritikoi Trump për raportin pas sulmit ndaj Iranit
23/08 23:02
Top Channel/ Rusia me antena përgjimi. Moska monitoron komunikimet të NATO-s nga Kalingradi?
23/08 22:59
Top News- Rusia pushton dy fshatra në Donetsk, sprapsen trupat ukrainase/ Luftë e madhe para paqes
23/08 19:00
Top News- Putin tallet me Trump, Rusia sërish breshëri dronësh mbi Ukrainë
23/08 18:30