Top Channel/ Trump “ndal” Izraelin: S’do lejojmë që të aneksojnë edhe Bregun Perëndimor
24/10/2025 12:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kundërshtuar hapur planet për aneksimin e Bregut Perëndimor, të cilat po diskutohen në parlamentin izraelit. Ai deklaroi se Izraeli “nuk do të bëjë asgjë në Bregun Perëndimor” dhe paralajmëroi se çdo veprim në këtë drejtim do të sillte pasoja të rënda në marrëdhëniet me Uashingtonin. Knesseti ka votuar për të nisur debatet mbi dy projektligje që synojnë zgjerimin e sovranitetit izraelit në këtë territor banuar nga palestineze. “Mos u shqetësoni për Bregun Perëndimor. Izraeli nuk do të bëjë asgjë atje,” tha Trump gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë për revistën Time, presidenti amerikan theksoi se kishte dhënë fjalën e tij vendeve arabe gjatë negociatave për armëpushimin në Rripin e Gazës. “Kjo nuk do të ndodhë, sepse u dhashë fjalën vendeve arabe. Nëse Izraeli tenton ta bëjë këtë, do të humbasë mbështetjen e SHBA-së,” nënvizoi Trump. Pavarësisht kundërshtimit nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe partia e tij Likud, ligjvënësit në Knessetin votuan për avancimin e legjislacionit të shumëdiskutuar. Votimi, u mbajt gjatë një vizite të zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance në Izrael për të mbështetur marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. Në një deklaratë të saj Likud e cilësoi votimin një “tjetër provokim nga opozita që synonte dëmtimin e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara". Aneksimi i Bregut Perëndimor do të fundoste përfundimisht cdo shpresë për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit të hershëm palestinezo-izraelit.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05