Së shpejti qytetarët që kanë objekte të ndërtuara pa leje mund ta vazhdojnë procesin e legalizimit të tyre edhe pa bërë parapagimin e taksës së infrastrukturës. Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka miratuar këtë të hënë projektligjin e propozuar nga tre deputetët e Partisë Socialiste, Balla Bushka dhe Kushi “Për një ndryshim në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”. Ndryshimi i propozuar ka të bëjë me heqjen e një fjalie në nenin 27, pika 3 shkronja C që leja e legalizimit lëshohet vetëm pasi të jetë paguar taksa e infrastrukturës, dhe në rast se aplikuesi nuk e ka paguar këtë taksë nuk mund ta përfitojë lejen.