Top News – Takimi Biden-Putin/ Dy liderët do takohen në Zvicër
25/05/2021 13:01

Këshilltarët e sigurimit kombëtar të SHBA dhe Rusisë zhvilluan bisedime për një gamë të gjerë çështjesh, që të dyja palët i përshkruan si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e një takimi të mundshëm midis Presidentit Joe Biden dhe Presidentit Vladimir Putin. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan dhe Sekretari i Këshillit rus të Sigurisë Nikollaj Patrushev diskutuan një sërë çështjesh në takimin e tyre në Gjenevë, duke u përqendruar te stabiliteti strategjik, sipas Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit Rus të Sigurisë, cituar nga agjencia e lajmeve TASS. "Takimi ishte një hap i rëndësishëm në përgatitjen e një samiti të planifikuar SHBA-Rusi, data dhe vendndodhja e të cilit do të njoftohet më vonë," tha Shtëpia e Bardhë. "Palët shprehën besim se zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët mund të gjenden në një numër fushash," tha ajo. Palët thanë se normalizimi i lidhjeve SHBA-Rusi do të ishte në interes të të dy vendeve. Presidenti Biden tha këtë muaj se ai priste të takohej me zotin Putin së shpejti, duke shtuar se mosmarrëveshjet midis dy vendeve nuk kishin nevojë të zgjidheshin përpara një takimi të nivelit të lartë. Administrata Biden do të donte të shtonte një samit me zotin Putinin në një vend të tretë kur presidenti amerikan të jetë në Evropë në mes të qershorit për takimin e Shtatëshes në Britani dhe bisedimet me aleatët e NATO-s në Bruksel. Një gazetë zvicerane njoftoi të hënën se dy udhëheqësit do të takohen në Zvicër, duke cituar burime të paidentifikuara. E përditshmja Tages-Anzeiger njoftoi se një mision amerikan tashmë ka mbërritur në Gjenevë për këtë qëllim. Vëzhguesit e avionëve raportuan në Tëitter për një aeroplan të pazakontë amerikan transporti që ishte ulur të dielën në aeroportin e Gjenevës.

Top Channel/ Putin “shkarkon” Lavrovin, e akuzon për dështimin e takimit me Trump
07/11 23:13
Top News- Po gërmonte për pishinë, por gjen një thesar me ar në kopsht
07/11 23:00
Top News- Orkestra filarmonike e Izraelit ja mbath nga salla, protestë dhe sulme gjatë shfaqjes
07/11 22:44
Top News- Turqia lëshon urdhër-arrest për Netanyahun/ Akuzohet për gjenocid dhe krime lufte në Gaza
07/11 22:37
Top Channel/ Digjet shqiptari me pranga në duar, ja ku dyshon policia greke
07/11 22:29
Top Channel/ Takimi me Orban, Trump: Ja pse nuk e takova Putin
07/11 22:23
Top News- Putini josh afrikanët për të luftuar Ukrainën, i përdor si karem në fushëbetejë
07/11 21:47
Top News – Kaos në Kremlin, Putin dëbon Lavrov / Prishi takimin me Trumpin, kryediplomati nën hetim
07/11 15:36
Top News – ‘Përplasje bërthamore’ SHBA-Rusi / Moska do sqarim: ‘Sinjale kontradiktore’ për testimet
07/11 15:36
Top News – Dy gjini në pasaportën amerikane! Gjykata Supreme vendos: Vetëm mashkull dhe femër
07/11 15:29
Top Channel/ Testet bërthamore- Rusia kërkon shpjegim nga SHBA, Trump: Shkatërrojmë botën 150 herë!
07/11 15:17
Top News – Motorë reaktivë në bombat sovjetike / Rusia e dëshpëruar, godet më thellë në Ukrainë
07/11 14:55
Top News – Elon Musk kërcen me robotët / ‘I lumtur’ se do të bëhet trilioneri i parë në botë
07/11 14:54
Top Channel/2025-sa, viti më i nxehtë në histori? OKB:Ngrohja globale një makth, por mund të ndalet!
07/11 14:16
Top Channel/ AI ndihmon Yad Vashemin: Identifikon 5 milionë viktima të Holokaustit!
07/11 14:15
Top News-Pa ndalesa nga Sidnei në Londër e Nju Jork/Qantas sjell avionin me rreze të gjatë fluturimi
07/11 13:58
Top News – Lëshon raketë balistike drejt Japonisë / Koreja e Veriut sfidon sërish, fluturoi 700 km
07/11 13:46
Top News – Trump, i lirë të sulmojë Venezuelën / Senati bllokon rezolutën që do ta pengonte atë
07/11 13:46
Top News – Orban te Trump, takim tjetër me Putin / Kërkon përjashtim nga sanksionet mbi naftën ruse
07/11 13:46
Top News – Rusia pushton Evropën me dronë / Mbyllen aeroportet në Belgjikë, alarm edhe në Suedi
07/11 13:45
BILETA Portokalli - Bileta