Top News – Tajlanda pa turistë/ Phuketi, një ishull fantazëm
09/10/2020 16:01

Phuketi i famshëm në Tajlandë ngjason tani me një ishull fantazëm. Baret janë të zbrazëta, rrugët të shkreta dhe banorët e varur shumë tek turizmi, po i ndjejnë shumë pasojat e pandemisë, me pak shpresë në horizont.Pishinat janë të zbrazura, po ashtu edhe restorantet ndërsa plazhet që normalisht janë të mbushura me njerëz janë aq të heshtura sa mund të shohësh specie të rralla breshkash deti që ngrenë të qeta foletë e tyre. Vitin e kaluar, më shumë se nëntë milionë turistë vizituan Phuketin, destinacionin e dytë më popullor në mbretëri pas Bangkokut. Sot, thuajse të gjithë nga 3 mijë hotelet e ishullit janë të mbyllura dhe qyteti kryesor, Patong, është kthyer në një qytet fantazëm, sic shprehen vetë banorët atje. Tajlanda ka mbetur relativisht e paprekur nga pandemia globale, me rreth 3600 raste të konfirmuara dhe vetëm pak viktima. Por, vendimi i mbretërisë për tu përqendruar tek mundja e virusit, ka shkaktuar shumë telashe për ekonominë që pritet të kontraktohet me 7-9 për qind këtë vit dhe të lërë miliona njerëz të papunë. Phuket, duhej të priste turistët e parë të huaj në tajlandë në prill, në një eksperiment të matur të mbretërisë, por ardhja e tyre është shtyrë në vazhdimësi. Dhe karantina e detyrueshme dy javore dhe cmimi i lartë i paketave, disa mijëra dollarë për person, e kanë vështirësuar akoma më shumë situatën. Nuk mund të shpresohet shumë tek vizitorët e brendshëm, pavarësisht se paketat që u ofrohen atyre janë të ulëta, rreth 30 dollarë për dy netë, përfshirë edhe fluturimin nga bangkoku. Nuk presim kthim në normalitet për të paktën tre vjet, thonë banorët, që thonë se situata është akoma më e rëndë se ajo pas tsunamit të 2004.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57