Sylvinho nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare. Braziliani e mbylli aventurën e tij me kuqezinjtë me të cilën ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Sylvinho iu bashkua kombëtares në vitin 2023 dhe që në vitin e tij të parë ai e drejtoi skuadrën kuqezi drejt kualifikimit për në Evropianin e Gjermanisë duke e fituar grupin kualifikues. Më pas, pas zhgënjimit në Nations League, Kombëtarja me Sylvinhon shënoi një tjetër rezultat historik, duke u kualifikuar për herë të parë në playoffin e Botërorit të kësaj vere duke u renditur në vendin e dytë në grupin kualifikues pas Anglisë. Në fazën e playoffit, Kombëtarja shqiptare u mund nga Polonia duke iu afruar shumë një pjesëmarrje historike në fazën finale të një botërori.