Top News/ Sulmoi ambasadën izraelite në Serbi / ’Likuidohet’ i dyshuari, ‘ishte fshehur në Kosovë’
18/08/2024 16:07

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se një natë më parë në fshatin Hotkovo, afër Novi Pazarit, Sedan Ramoviç-Becan është “likuiduar”. Sipas njoftimit, ai i kishte rezistuar arrestimit. “Ramoviç refuzoi të dorëzohej dhe qëlloi me dy-tre plumba drejt policisë gjatë operacionit të arrestimit”, tha Daçiç, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Në njoftim u tha se Daçiç deklaroi se Ramoviç nuk ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Hotkovo, por në një shtëpi aty pranë që i përkiste kunatit të tij, Aldin Birçoviç nga Novi Pazari, i cili aktualisht është duke vuajtur dënim në një burg në Nish. Ai shtoi se Ramoviç po ashtu i kishte rezistuar policisë gjatë kontrolleve të kryera më herët. Ministria e Brendshme serbe tha se Ramoviç ishte në arrati pas sulmit, që Serbia e cilëson terrorist, pranë Ambasadës izraelite në Beograd në qershor dhe madje në një kohë, ai ishte fshehur edhe në Kosovë. “Ky veprim është në vazhdën e veprimeve të kryera pas aktit terrorist pranë Ambasadës izraelite në Beograd”, tha Daçiq. Ai shtoi se aksioni për arrestimin e Ramoviqit, që rezultoi me vrasjen e tij, u krye në koordinim me Agjencinë për Siguri dhe Informacion (BIA), me Ministrinë e brendshme serbe dhe me Zyrën e Prokurorit të Lartë në Novi Pazar. Më herët, autoritetet serbe thanë se Ramoviq ishte qiradhënësi i Millosh Zhujoviq, i cili më 29 qershor plagosi me shigjetë një polic që po ruante ndërtesën e Ambasadës izraelite. Roja ishte kundërpërgjigjur duke e vrarë sulmuesin. Senad Ramoviq më herët kishte vuajtur një dënim në burgjet serbe prej 13 vjetësh e gjysmë burgim nën akuza për terrorizëm. Ai ishte arrestuar më 2007, pas një përleshjeje të armatosur me policinë në një fshat afër Novi Pazarit, kur 14 nga bashkëpunëtorët e tij ishin arrestuar po ashtu.

Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13
Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00