Makina e kryedemokratit Lulzim Basha është qëlluar ditën e sotme me vezë. Kanë qënë të rinjtë e FRPD-së ata të cilët e kanë pritur jashtë ambienteve ku kryedemokrati do kryente takimin me gratë e Partisë Demokratike. ‘Qelbësirë, kam bo burg për ty që të bëhesh kryeministër, o plehrë‘- janë thirrjet që të rinjtë dëgjohet të thonë kundrejt Bashës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në takim me gratë demokrate, ndërsa jashtë ambienteve po zhvillohet protesta e të rinjve. Në këtë mënyrë por pa sulme, Basha u prit dhe në Fier, nga mbështetësit e Berishës.