Top News – Sulm para Sinagoges/ Pas Halle, tronditet Hamburgu
05/10/2020 22:00

Një sulm përpara sinagogës tronditi Hamburgun, e gjasat janë të gjitha të një sfondi antisemit. Agresori 29 vjecar ka sulmuar e plagosur rëndë një të ri me kapele hebreje në kokë. Ngjarja ndodhi në kohën kur hebrejtë shkonin për luftje dhe festime të sukotit, një festë disaditore. Ndër besimtarët ishte dhe studenti 26-vjeçar që u sulmua papritur nga një burrë me veshje ushtarake. Studenti është goditur rëndë në kokë me një lopatë që normalisht i përket pajisjeve ushtarake. Kalimtarët e rastit i kanë ofruar të riut ndihmën e parë, deri sa mbërriti ekipi i mjekëve, i cili e ka dërguar në spital. Rojet e sinagogës kanë reaguar menjëherë dhe e kanë kapur sulmuesin që është me origjinë nga Kazakistani, por me adresë banimi në Berlin. Për momentin nuk dihet shkaku i qëndrimit të tij në Hamburg dhe ku e ka marrë uniformën ushtarake. Ministri i Jashtëm Heiko Maas e dënoi ashpër sulmin, e të njëjtën gjë bëri dhe kryebashkiaku I Hamburgut. Organizatat e hebrejve deklaruan se është tërësisht e paparanueshme që ky popull edhe sot e kësaj dite sulmohet dhe nuk është i mbrojtur si duhet në Gjermani.Veshja ushtarake dhe data e sulmit të kujtojnë sulmin ndaj sinagogës në Halle përpara një viti, kur esktremisti i armatosur rëndë, Stefan B. tentoi në 8 tetor të hynte në një sinagogë në këtë qytet dhe të vriste besimtarët gjatë lutjeve.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57