Një sulm masiv kibernetik ka vënë në shënjestër 178 faqe interneti të organizatave të njohura në mbarë botën, me synimin për të vjedhur kriptomonedha, të dhëna bankare dhe informacione personale të përdoruesve. Mes kompanive të prekura janë Zoom, CNN, IKEA, si dhe Salesforce. Sipas ekspertëve, sulmuesit kanë përdorur kodin JavaScript, e cila përdoret për optimizimin e faqeve të internetit. Kodi aktivizohej kur përdoruesit vizitonin faqet e 178 organizatave që operojnë në sektorë të ndryshëm.