Suedia është zyrtarisht anëtar i aleancës ushtarake perëndimore. Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka qenë sot në Uashington për të dorëzuar dokumentet përfundimtare për këtë çështje. Kjo do të thotë se nëse sulmohet shteti suedez, anëtarët e tjerë të aleancës do të jenë të detyruar ta mbrojnë atë, shkruan skyneës. Duke folur pas pranimit të Suedisë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se “aleanca e NATO-s është tani më e fortë dhe më e madhe se kurrë”.