Suedia është konsideruar një rast i rrallë gjatë shpërthimit të koronavirusit. Vendi nuk iu bashkua fqinjëve të tij europianë në kufizimin e rreptë të jetës së qytetarëve, ndërsa pamjet që vijnë prej andej tregojnë njerëz që lëvizin në rrugë të mbushura, apo që vazhdojnë qetësisht takimet në kafene. Fëmijët e vegjël kanë vazhduar të shkojnë në shkollë, megjithëse universitetet dhe gjimnaze, mësimi është zhvilluar online.