Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03/2026 19:45

Rebelët Huthi të Jemenit i kanë lëshuar të shtunën raketat e parë kundër Izraelit, prej nisjes së luftës në Iran, mirëpo analistët paralajmërojnë se kërcënimi më i madh nuk lidhet me raketat që synojnë territorin izraelit, por me dëmin që mund t’ua shkaktojë grupi tregjeve globale të energjisë. Përfshirja e Huthëve – të shpallur terroristë nga Shtetet e Bashkuara – rrezikon zgjatjen e luftës në të cilën tashmë janë përfshirë forcat amerikane, shtetet e Gjirit Arab dhe Izraeli, nëpër fronte të ndryshme. Hyrja e tyre në konflikt, duke i dhënë fund përmbajtjes njëmujore prej kur ka nisur lufta, i ka rritur shqetësimet për bllokim në dy prej rrugëve kryesore detare të transportit. Irani veçse e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Huthët kanë sinjalizuar se mund të bëjnë më tepër në mbylljen e Ngushticës Bad al-Mandab, përmes së cilës transportohet 10 për qind e naftës së botës. Analistët thonë se sulmi mund të ketë pasur qëllim më shumë dërgim të sinjaleve për Riadin sesa për Jerusalemin. Michael Horowitz, analist i pavarur për mbrojtje, me seli në Izrael, e ka përmendur që zëdhënësi ushtarak i Huthëve i ka përmendur kushtet specifike që do ta nxisnin hyrjen e plotë të grupit në luftë, dhe në mesin e tyre është nëse ndonjë shtet merr pjesë aktivisht në luftën e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj regjimit iranian. “Ky, sipas mendimit tim, është mesazh për vendet e Gjirit, sidomos për Arabinë Saudite kundër përfshirjes në luftën ndaj Iranit, dhe që të mos e shqyrtojë mundësinë t’i lejojë forcat amerikane t’ia përdorin bazat”, ka thënë Horowitz për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, vonesa njëmujore në përfshirjen e Huthëve reflekton kalkulimet që i ka bërë grupi dhe jo për qasjen e tij ndaj Iranit. Huthët mund të kenë hezituar për shkak të rrezikimit të përpjekjeve diplomatike që mund të rezultojnë me përfitime diplomatike, si dhe për faktin se sulmet izraelite të vitit të kaluar në shënjestra civile dhe ekonomike në zonat e kontrolluara nga Huthët e kanë përkeqësuar situatën në terren. Dëmet në energji Danny Citrinowicz, analist sigurie në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare me seli në Tel Aviv, beson se kërcënimi më i madh qëndron në fushatën ekonomike të Iranit kundër Shteteve të Bashkuara. “Ndonëse sulmet e Huthëve kundër Izraelit nuk duhen nënvlerësuar, nga perspektiva e Iranit, si pjesë e një fushate më të gjerë ekonomike kundër Shteteve të Bashkuara, aspekti kryesor qëndron në aftësinë e grupit për t’i kërcënuar rrugët kritike të transitit të energjisë në të dyja pikat detare”, ka thënë ai përmes një postimi në X – dikur Twitter. Horowitz i ka përmendur tre skenarë për përfshirjen e plotë të Huthëve në konflikt: rikthimin e bllokadës në Detin e Kuq, ngjashëm sikurse me operacionet gjatë luftës në Gazë; sulme ndaj objekteve energjetike saudite në Detin e Kuq, përfshirë portin e Janbusë – një alternativë tokësore përmes së cilës transportohet naftë saudite nga bregu i Gjirit Persik në Detin e Kuq, duke anashkaluar plotësisht Hormuzin; dhe sulme të mundshme kundër aeroplanmbajtëseve amerikane në Detin Arab, megjithëse dyshon që përpjekje të tilla mund të kishin sukses. Kompania për analiza të tregjeve të energjisë, HFI e ka përmendur një shifër për dëmin e mundshëm. Sipas saj, sulmet e Huthëve në Bab al-Mandab do t’i rrezikonin 4 milionë fuçi naftë saudite në ditë. “Nuk do të jetë aq keq sa bllokada në Ngushticën e Hormuzit falë Kanalit të Suezit, por tregut nuk do t’i interesojë”, ka thënë ai. Citrinowicz e ka përmendur edhe se në çfarë drejtimi po shkon trajektorja. “Me çdo ditë të konfliktit që kalon rriten gjasat që ky skenar të materializohet. Secilën herë e më shumë dilemat janë se kur dhe jo nëse do të ndodhë diçka e tillë”.

Top Channel/ Reuters: “Shtëpia e Bardhë kufizoi Starlink për Ukrainën”, vjen reagimi!
16/10 11:40
Top Channel/ “Shpërthen” dhe Italia: Greva e protesta, e sotmja “ditë zemërimi” nga nxënës e mësues!
16/10 11:08
Top Channel/ Obama “kundër” Izraelit: I morën tokën palestinezëve, ata s`kanë ku largohen!
16/10 10:37
Top Channel/ Protestat në Francë, BBC: A po manipulohen nxënësit përpara zgjedhjeve?!
16/10 10:37
Top News – Shkatërron gjashtë bombardues të Putinit / Ukraina, sulm të thellë mbi bazën ajrore ruse
15/10 15:38
Top News – Sulmohet cisterna pranë Rumanisë / Tetë marinarë të zhdukur, anija goditet nga dronët
15/10 15:37
Top News- Presidenti amerikan adhuron Putinin! Zelenski i kthehet Trump, rinis sulmet mbi rafineritë
15/10 15:31
Top News – Roli sekret i Vuçiçit në biznesin e Trump / Guardian zbulon ‘përpjekjen e paligjshme’
15/10 15:26
Top Channel/ “Mjaft më”, Zelensky për FT: “Ukraina do rinisë sulmet ndaj rafinerive ruse”!
15/10 15:06
Top News – Njerëzit të bllokuar mes ujit / Kaos e frikë në Stamboll, shi e përmbytje të frikshme
15/10 13:58
Top News – Tragjedi, shembet çatia e shkollës / 27 nxënës dhe një mësues humbin jetën në Pakistan
15/10 13:42
Top News – Dy anije mbyten në Hormuz / U goditën nga predha ndërsa Irani intensifikon sulmet
15/10 12:16
Top Channel/ Protestat në Francë, Macron: Zemërimin e studentëve po e shfrytëzon tjetërkush!
15/10 12:12
Top News – Zelenski akuzon Trumpin për ‘tradhti’: ‘Kjo nuk është ana e duhur e historisë’
15/10 12:04
Top News – Trump sabotoi Satelitët e Starlink / Musk ia hedh fajin presidentit, Ukraina në telashe
15/10 11:49
Top Channel/Trump i kthehet Iranit:Do përdor “nënën e të gjitha bombave”, me e fuqishmja ndonjëherë!
15/10 11:38
Top Channel/ Mali i Zi në BE, Kroacia vendos 8 kushte: Në të kundërt, bllokon avancimin!
15/10 11:34
Top News – ‘Nëna e të gjitha bombave’ mbi Iran / CNN: Trump shqyrton përdorimin, plane të reja sulmi
15/10 11:33
Top Channel/ Groenlanda “rrëzon” Trump: Jo eksplorim masiv për naftë, gaz dhe minerale!
15/10 11:33
Top News- Kroacia tetë kushte Malit të Zi/ Kërkon plotësimin e tyre para anëtarësimit në BE
14/10 23:09