Ashtu sic ishte paralajmeruar moti i keq me shi dhe stuhi te forta, ka perfshire vendin tona gjatë orëve të natës. Në Tiranë stuhi e fortë ere e shoqëruar dhe me shi ka shkaktuar jo pak dëme duke rrëzuar dhjetëra pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërsa punonjësit e bashkisë janë në terren duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve. Punonjësit e mirëmbajtjes së Bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës dhe gjatë paradites për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët. Kryetari i bashkisë së Tirnaës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se janë shumë pemë të rrëuara në të gjithë tiranën. ai u ka bërë thirrjer qytretarëve që nëse nuk kanë ndonjë urgjencë të mos dalin në rrugë, derisa situata në rrugë të normalizohet.