Top News – Strehimi i afganëve/ Qeveria miraton fonde për shtim kapacitetesh
24/08/2021 21:51

Pritja e afganëve për t'u strehuar në vendin tonë për shkak të emergjencës së krijuar nga pushtimi i talebanëve, ka bërë që autoritetet të nisin procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë. Rreth 6,7 mln lekë do të përdoren nga buxheti i shtetit për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Pritëse për azilkërkues me qëllim rritjen e kapaciteteve akomoduese, thuhet ne vendimin e këshillit të ministrave të publikuar sot në fletoren zyrtare. Në buxhetin e vitit 2021 të bëhet rishpërndarja e fondeve brenda programeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Brendshme, si më poshtë vijon: Fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh të përdoret nga Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, për kryerjen e procedurës së prokurimit me objekt: “Rikonstruksion i godinës së QKPA-së”, me qëllim rritjen e kapaciteteve akomoduese për kërkuesite mbrojtjes ndërkombëtare në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Tiranë. Ngarkohet Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues që, për shkak të emergjencës së krijuar nga kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare, të marrë masa të menjëhershme në funksion të rikonstruksionit të godinës, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet mes të tjerash në vendim. Shqipëria është në mesin e 12 vendeve që kanë pranuar deri tani të strehojnë, të paktën përkohësisht, refugjatë afganë. Sakaq 14 vende kanë pranuar të veprojnë si rrugë tranziti për të evakuuarit, vendim I bërë publik nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një deklaratë për shtyp.

Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14