Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëryar në një konferencë shtypi në Bruksel se Rusia nuk po heq dorë nga ofensiva e saj në Ukrainë, por do të përpiqet të rigrupojë trupat për të marrë në kontroll rajonin e Donbasit në javët e ardhshme. Pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë për zgjerimin e NATO, ai paralajmëroi para takimeve me ministrat e jashtëm të mërkurën se Finlanda dhe Suedia janë të mirëpritura në aleancë. Stoltenberg tha se nëse të dyja vendet vendosin të kandidojnë, të 30 anëtarët e aleancës do t’i mirëpresin,” tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp.