Aleanca veri-atlantike këmbënguli se anëtaret e saj duhet të konsultohen pastaj të vendosin së bashku se kur do të largohen nga Afganistani. Reagimi I Nato-s erdhi pas deklatareve të presidentit Donald Trump, I cili u zotua t`I kthejë trupat në shtëpi për Festën e Krishtilindjes. Postimi i tij në Tëitter praktikisht dëshmon se planet janë për ta përshpejtuar përfundimin e njërës prej luftrave më të gjata amerikane.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti pozicionin e hershëm të aleancës që insiston t`I japë fund misionit në Afganistan vetëm atëherë kur të jenë krijuar kushtet.