Top News – Sputnik V në BE/ Aprovimi mund të vijë në vjeshtë
30/05/2021 14:50

Një vendim i Bashkimit Evropian për vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, mund të merret vetëm në vjeshtë. Sipas zyrtarëve gjermanë, mungojnë ende të dhëna ndaj autoritetet do të shtyjnë vendimmarrjen, të paktën deri në shtator, për autorizimin apo jo të përdorimit të Sputnik V në hapësirën e bllokut me 27 anëtarë. Sipas gazetës gjermane Bild am Sonntag, kryeministri i Bavarisë, Markus Söder do të kishte preferuar një vendim më të shpejtë. Ai kërkon nga Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA dhënien më të shpejtë të lejes. “Motori i vaksinimit nuk duhet të ngecë”, tha Söder për gazetën gjermane. Nuk duhet të kemi vonesa vetëm thjesht për arsye ideologjike. Bavaria parashikon blerjen e 2,5 milionë dozave të “Sputnik V”. Rusia lejoi në gusht të vitit të kaluar vaksinën “Sputnik V”, ende para përfundimit të studimeve shkencore që parashikohen për vaksinat. Ky vendim u prit me kritika nga qarqet shkencore atëherë. Por gati 70 shtete ndërkohë e kanë lejuar përdorimin e vaksinës. Aktualisht EMA po verifikon lejen për përdorimin në BE. Në fillim të marsit nisi procedura e mbikqyrjes në kuadër të një « Rolling Revieës », procedurë, ku verifikohen rezultatet e testimeve, megjithëse nuk janë paraqitur të gjitha të dhënat dhe nuk ka ende një kërkesë për leje përdorimi. Dy shtete të BE edhe pa leje të EMA-s, e përdorin ndërkohë preparatin rus të vaksinës. Hungaria dhe Sllovakia. Deri më tani në BE e kanë marrë lejen e përdorimit BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson&Johnson të gjithë prodhues nga vendet perëndimore.

Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52