Top News – ‘Sputnik’ i kopjuar… / Agjentë rusë vodhën formulën e AstraZeneca-s
11/10/2021 15:19

Rusia është akuzuar këtë të hënë se ka përdorur një spiun në britani për të vjedhur formulën e vaksinës së Oxfordit dhe Astrazeneca-s në mënyrë që Vladimir Putin të mund të krijonte vaksinën e vet cuditërisht shumë të ngjashme, Sputnik V dhe të fitonte garën për të prodhuar vaksinën e parë efikase anti covid në botë. Burime sigurie kanë provat se një spiun i moskës në Britaninë e madhe, ka mundur që fizikisht të rrëmbejë formulën, por nuk është e qartë nëse ky ishte një dokument nga laboratori i gjigandit farmaceutik, nga fabrika apo një epruvetë me vaksinën e përfunduar, për ta nxjerrë më pas jashtë vendit për analiza. Sekretari i brendshëm britanik nuk pranoi të komentonte rastin por as nuk e mohoi atë. Spiunët e MI5 ndërkohë kanë thënë se hakerat rusë kanë tentuar në mënyrë të përsëritur të kryejnë sulme kibernetike mbi universitetin e oxfordit që nga marsi 2020, rreth një muaj pasi shkencëtarët britanikë njoftuan se kishin filluar të prodhonin një vaksinë. Në prill të vitit të shkuar, oxford dhe astrazeneca tha se do të niste testimet e para tek njerëzit por muajin tjetër moska tha se kishte shpikur vaksinën e saj dhe në gusht, vladimir Putin mbajti një fjalim në televizion ku tha se vendi e kishte fituar garën globale për të krijuar vaksinën e parë anti covid. Më pas u bë e ditur se Sputnik V funksionon njësoj si vaksina britanike. Të dyja janë vaksina të vektorit viral, cka do të thotë se përdorin një virus tjetër të përpunuar për të mbajtur agjentin imun që më pas shkatërron koronavirusin. Datat sugjerojnë se moska mund të ketë marrë formulën gjatë testimeve të para tek njerëzit në britaninë e madhe.

Top News – U helmua me çokollatë dhe reçel / Zbulohet komploti kundër presidentit të Ekuadorit
24/10 15:36
Top News – ‘Kur të duhet të lëvizësh shpejt’ / Reklama e vinçit të përdrour në grabitjen e Luvrit
24/10 15:20
Top News – Zelenski ‘zbarkon’ në Britani / Takon mbretin dhe kryeministrin, më shumë mbështetje
24/10 15:20
Top News – Google kufizion aksesin te informacionet për inteligjencën artificiale
24/10 15:08
Top News – Bombardues supersonikë në Venezuelë / Ushtria amerikane nis B-1, përgatitje për sulm
24/10 13:41
Top News – Rusët i shpallin luftë kafesë / ‘Është perëndimore, më mirë pijmë çaj’
24/10 13:39
Top News – Erdogan ‘në krah’ të Hamasit / I kërkon Trumpit të ndalojë Izraelin
24/10 13:33
Top News – Në garë për të çarë mbrojtjen ruse / Ukraina vë bast te dronët, më shumë sulme
24/10 13:27
Top News – Ukraina arrin deri në Moskë / Sulm i rrallë në periferi, pesë të plagosur
24/10 13:25
Top Channel/ Trump “ndal” Izraelin: S’do lejojmë që të aneksojnë edhe Bregun Perëndimor
24/10 12:23
Top Channel/ Japonia, me SHBA e kundër Kinës, kryeministrja: Qëndrim të rreptë ndaj të huajve
24/10 12:22
Top Channel/ BE, kredi e Ukrainës me para ruse/ 140 mld euro për 2 vite, duhet gjetur zgjidhja
24/10 12:22
Top News – Rikthehen Gambinot, Luchesset e Genoveset / Skema mafioze e pokerit që vodhi miliona USD
24/10 12:07
Top News – Pushtojnë hapësirën ajrore të NATO-s/ Avionët e Putinit nuk ndalen, Lituania proteston
24/10 11:59
Top News – Putin sfidon sanksionet e Trumpit / Presidenti amerikan: Flasim pas gjashtë muajsh
24/10 11:44
Top News – Trump zemërohet me Kanadanë / Bisedimet tregtare janë ndërprerë përfundimisht
24/10 11:39
Top News – Asetet e ngrira ruse për Ukrainën / BE dështon sërish, këtë radhë bllokon Belgjika
24/10 11:37
Top News – Rruspat në Shtëpinë e Bardhë / Trump tregon projektin për sallën e ballos, 250 mln USD
24/10 10:00
Top News – ‘BE kërkon luftë me zor’. Orban sulmon Brukselin: Ursula do qeveri kukull në Hungari
24/10 09:40
Top News- Paqe…por me viktima/ 89 të vrarë në Gaza që nga nisja e armëpushimit
24/10 09:39
BILETA Portokalli - Bileta