Kryebashkiaku i londrës, Sadiq Khan, të premten shpalli “një incident madhor”, duke paralajmëruar se spitalet në kryeqytetin britanik mund të pësojnë shumë shpejt një kolaps pas rritjes së infektimeve me variantin e ri të koronavirusit. “Realiteti i errët është se ne do të nuk do të kemi më shtretër për pacientët, dy javët e ardhshme, nëse përhapja e virusit nuk do të ngadalësohet, madje në mënyrë drastike – tha Khan në një deklaratë duke kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria qendrore.